-
Fillim
Mirësevini në uebfaqen tonë.
-
Rreth nesh
Plus kompani është themeluar në vitin 2012, gjendet në rrethinën e Pollogut, në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë më saktësisht ne fshatin Sllatinë për të përmbushur kërkesat e tregut me produkte natyrale. Fabrika për prodhimin e pijeve pa gaz dhe joalkoholike - Plus Kompani, përfshinë një sipërfaqe prej 800 m² dhe si veprimtari ka prodhimin e pijeve natyrale Ponika Plus. Në realizimin e projektit për themelimin e kompanisë Plus Kompani, investitorët janë gjerman dhe shqiptarë nga fshati Sllatinë i Tetovës, të cilët janë edhe pronarët e kompanisë J.D Trading – Berlin, ku posedojnë edhe një fabrikë ne Austri, për ta mbuluar tërë Ballkanin me produktet e tyre. Ivestimet janë bërë me qëllim të rritjes së ekonomisë në tregun e Maqedonisë, duke menduar edhe për rininë, për të shpallur sa më shumë vende të lira pune. Puna rreth ndërtimit të fabrikës Plus Kompani ka filluar në vitin 2010, kurse ka përfunduar në Dhjetor të vitit 2012, dhe ku është bërë hapja solemne me 12 Dhjetor të viti 2012. Për prodhimin e lëngjeve Ponika, kanë zgjedhur teknologjinë më të përsosur të sjellur nga Gjermania dhe ujin e njohur të Sharrit. Me investimet që janë bërë në blerjen e makinerive, për momentin ka kapacitet të prodhimit i cili arrinë të plotësoj nevojat e tregut vendorë dhe rajonal. Momentalisht prodhohen gjithësejt 6 lloje të lëngjeve në 13 lloje paketimesh edhe atë prej: 0.5l, 1.0l dhe 1.5l dhe planifikojmë së shpejti ambamalazhë 0.33L dhe 2.0L. Lllojet e lëngjeve që prodhohen në Plus Kompani janë: Multi verdhë, Multi kuq, Portokall, Mollë e kuqe, Pjeshkë, dhe Caj i ftohte pjeshke. Së shpejti do të fillojnë edhe prodhime të reja. Në këtë kompani janë të angazhuar 15 punëtorë dhe staf professional, ku kompania e lëngjeve Ponika është në rritje të prodhimtarisë. Stafi i kompanisë është i ndarë në departamente të ndryshme: departamenti i administratës, departamenti i prodhimit dhe kontrollit të cilësisë, departamenti i menaxhimit të shitjes dhe marketingut. Plus Kompani përpos çertifikatës HACCP, kjo kompani është pajisur edhe me çertifikatë MI-CERT, çertifikatë që u jepet prodhuesve të ushqimit në Evropën Juglindore, me këtë çertifikatë kësaj kompanie i mundoësohet hyrje edhe në tregun evropian.
-
-
Login
Login FormBecome Partner